Advertisment
Historia e trishtë e Mariglenit, 14-vjeçarit nga Gramshi, preku zemrat e gjithë shqiptarëve.
Babai e braktisi Mariglenin, para se ai të lindte, ndërsa pak kohë më parë, nëna e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ende pa mbushur 42 vjeçe.
Reklame
Në një kohë të vështirë, ku nuk ke si i siguron të ardhurat, Marigleni preku me fjalët e tij teksa tha se ka frikë se mos qiraxhiu e nxjerr nga banesa.
Edhe pse po kalon një jetë me shumë vështirësi, është një nxënës me nota të mira dhe përpara e pret një jetë e gjatë e mbushur plot shpresë.
E kjo dritë shprese filloi të shfaqej sot.
Njeriu që sjell shpresën në jetën e shqiptarëve të mjerë, Elvis Naçi bashkë me bashkëshorten e tij Fatmën kanë lumturuar Mariglenin në këto ditë të vështira.