Elvis Naçi tregon për vendin që mban rekord për mbledhje të fondeve

Advertisment

Elvis Naçi, i ftuar mbrëmjen të martën në Opinion zbuloi se në vetëm 24 orë, vetëm në Zvicër, shqiptarët atje kishin dhuruar 1 milionë franga.

Ne kemi filluar maratonën, ditën e enjte. Ditën e premte kur kam parë numrin e llogarisë së Zvicrës që ka fondacioni Firdeus, kanë qenë 1 milionë franga, vetëm në Zvicër.
Sot janë 4 milionë franga në Zvicër, 1 milion euro në bankën Credins. Nga shqiptarët e Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, etj.

Reklame

Për hir të së vërtetës vendi që unë them mban rekord është Zvicra, për shkak se ne bëmë një filtër dhe nga 45 milionë franga, 80 përqind, janë shqiptarët e Zvicër.

Përgjithësisht Naçi tha se donatorët ishin shqiptarë të Kosovës.

Përgjithësisht janë shqiptarë të Kosovës, edhe të Maqedonisë, por ngaqë të Kosovës janë më shumë. Për hir të së vërtetës ata sikur mezor e kishin pritur të bënin diçka të mirë, të jashtëzakonshme, me zemër, me shpirt për Shqipërinë.

 

Edhe në maratonë, shumica e telefonatave ishin të Zvicrës. Në Kosovë ka pasur me mijëra mesazhe, telefonata, bllokohej gjithçka, ishte interesi i jashtëzakonshëm.

I pyetur nëse ka pasur nga ata që kanë premtuar, por nuk kanë dhuruar, Naçi tha se në rastin e kësaj tragjedie, 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë mbajtur atë.

Ka një ndryshim që tërmeti ishte tjetër gjë, ndërsa emisioni i zakonshëm e besoj atë që thoni ju. Kurse për tërmetin nuk bën njeri shaka, të enjten kur kemi bërë ne maratonën e parë njerëzit po nxirreshin nga gërmadhat, nuk është koha për të bërë shaka. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë donatuar.

Naçi zbuloi edhe personin që kishte dhuruar shumë më të madhe të parave. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Zvicra i cili dhuroi 300 mijë franga.