Emërohen 12 kryeshefa të rinj në policinë e Maqedonisë, ja emrat

Advertisment

Me propozim të ministrit të Brendshëm të Qeverisë teknike, Naqe Çulev janë emëruar 12 kryeshefa policie dhe udhëheqës në detyra tjera në MPB.

Sipas TV Alfa, kryeshef i SPB-së në Shkup është emëruar Risto Stavrevski, në vend të shefit të deritanishëm Toni Jakimovski. Në SPB të Manastirit është emëruar Andrej Vasilevski, duke zëvendësuar Sllavko Jovanovskin. Në Veles është emëruar Igor Angelovski, në Strumicë Vasko Todorov, në Ohër Ilija Milevski, etj.

Reklame

Janë emëruar edhe shefa të rinj nëpër njësitë dhe sektorët e tjerë të MPB-së. Ministri Çulev ka të drejtë të emërojë zyrtarë të lartë të MPB-së edhe në 15 pozicione të tjera. Sipas ligjit, kryeshefat e deritanishëm do të mbetet zëvendës-kryeshefa dhe se ata do të kenë nënshkrime të lidhura me kryeshefat e emëruar. (INA)