Emigrant nga Siria qarkullojnë në Gostivar

Advertisment

Mbrëmë rreth orës 18:30 minuta në Stacionin policor në Gostivar, I.V. ka denoncuar se në afërsi të një fabrike, ku ai ka shkarkuar disa materiale, ka hasur në një person të panjohur i cili është prezentuar se është nga Siria.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku personi i panjohur është shoqëruar në polici, ndërsa nuk ka poseduar asnjë dokument identifikimi.

Reklame

“Ai u prezentua si M.H., 20 vjeçar nga Siria. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.