Emina Çunmulaj ngre alarm për vijën bregdetare të Ulqinit

Emina Çunmulaj dhe familja e saj kanë nisur pushimet. Si cdo vit, ata janë me jahtin e tyre duke vizituar vende të ndryshme brenda muajsh.

Kësaj here, ajo gjendet në Mal të Zi prej edhe nga vjen modelja. Si itinerar i ndalimit, ishte edhe Ulqini, vend që Emina deshi t’ua prezantojnë miqve më të cilët po udhëton.

Mirëpo ajo hasi në një problem, sepse kapitenit të anijes nuk iu lejua ankorimi i jahtit të madh në Ulqin që është i banuar me një numër të madh shqiptarësh. I njëjti rregull nuk vlen edhe për qytetet e tjera bregdetare të banuara nga malazezë.

Ajo thekson se ky është një diskriminim për Ulqinin i cili do të mund të zhvillohej shumë më shumë duke shfrytëzuar maksimalisht vijën e tij bregdetare.