Emina Cunmulaj realizoi testin e Covid: Ndihesh sikur do të dalin sytë vendit

Advertisment

Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja e njohur shqiptare, asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.

Reklame

Fatmirësisht Emina doli negative, por thotë se kjo është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo.

Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj, por një gjë e tillë ishte e nevojshme për t’u parë nga të gjithë ata që mendojnë akoma se virusi është një shaka.