Emocionale/ Mjeku kthehet në shtëpi, shpërthen në lot pasi ndalon djalin ta përqafojë (Video)

Pandemia e koronavirusit po alarmon gjithë botën dhe ndërsa të gjithë janë mbyllur në shtëpitë e tyre, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në ballë të “luftës”.

Vështirësia më e madhe e stafit mjekësor është se ata shpesh duhet të mbajnë veten larg nga të dashurit e tyre.

Një video emocionuese e një mjeku nga Arabia Saudite, i cili shpërthen në lot, pasi ndaloi djalin e tij të vogël ta përqafonte, po bën xhiron e rrjeteve sociale.