Emri i Gruevskit nuk figuron në listën e Interpolit, çka po ndodhë?

Fotografia e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskit nuk është në mesin e 7232 kriminelëve famëkeq të kërkuar nga Interpoli.

Në listën e të ikurve figurojnë vetëm dy shtetas të Maqedonisë, por policia ndërkombëtare nuk është në kërkim të ish-kryeministrit të Maqedonisë.

Reklame

Menjëherë pas arratisjes së tij në Hungari, në nëntor 2018, me kërkesë të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Ministria e Brendshme i dërgoi të dhëna Interpolit me seli në Lion të Francës, por prej andej nuk pranuan të publikonin fletarrest ndërkombëtar.

Edhe pas më shumë se tre vitesh për ta, Gruevski është një qytetar i lirë që mund të udhëtojë lirisht në vende të tjera.
Për momentin për Gruevskin është aktiv fletarrest ndërkombëtar, por ai është publikuar vetëm në ueb faqen e MPB-së.
Aty thuhet se 52-vjeçari Nikolla Gruevski, nga babai Talo dhe nëna Nada, kërkohet për vuajtje të dënimit me dy vite burg, pas një caktimi të paraburgimit për “Kanosje terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë”.