Ende ka njerëz të mirë, gjen kuletën me 140 euro dhe i kthen pronarit

Një 36-vjeçar nga Prizreni i ka gjetur 140 euro në një kuletë të humbur dhe i ka dorëzuar në stacion policor.

Në njoftim thuhet se në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka.

“Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, ky nuk është rasti i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura.