Ende kërkohet Mijallkovi kurse institucionet heshtin

Si gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë mëngjesit ka vazhduar policia të qëndrojë para shtëpisë së biznesmenit, Sasho Mijallkov.

Sasho Mijallkov, si ish drejtor i Drejtorisë për Siguri Kombëtare kërkohet që t’i jepet urdhëri për arr est shtëpiak e lëshuar nga Gjykata, transmeton TV21.

Jozyrarisht thuhet që shkresa vjen që të sigurohet prania e Miajllkovit në rastin “Target-Fortesa”, për të cilin duhet të shpallet aktgjykimi më 26 shkurt.

Mijallkov nuk është në shtëpinë e tij, dhe prandaj prezenca e policis është e madhe si para shtëpisë së tij ashtu edhe para hotelit në pronësi të tij në qendër të Shkupit.

Deri tanë asnjë nga institucionet nuk është prononcuar në lidhje me forcat e shtuara në kërkim të Mijallkovit.