Ende nuk dihet sa shkolla të Gostivarit i plotësojnë kushtet për mësim me prezencë fizike

Advertisment

Ende nuk dihet se sa shkolla të Komunës së Gostivarit do të marrin dritë jeshile për të nisur mësimin me prezencë fizike nga 1 Tetori, pasi kërkesat e tyre ende nuk e kanë kaluar filtrin në Këshillin komunal të Gostivarit, i cili ka konvokuar për ditën e nesërme séancë,

ku Porpozim konkluzionet për shqyrtim të parapërgatitjeve të kushteve në shkollat fillore dhe të mesme për fillimin e vitit shkollorë 2020/2021 në kushtet e Kovid -19, janë në rend dite dhe nëse miratohen, ato i dërgohen Komisionit të posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit për shqyrtim.

Reklame

Nga Sektori për Veprimtari Publiek pranë Komunës së Gostivarit, ditë më parë bënë të ditur se shumica e shkollave në territorin e Gostivarit janë për mësim me prezencë fizike. Ky model pëlqehet më së shumti edhe nga mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve, me përjashtim të Shkollës së Mesme të Mjeksisë,

që është për mësim nga distanca, shkaku i numrit të madh të nxënësve dhe hapësirave të pamjaftueshme për atë numër të nxënësve. Në shkollat e Gostivarit mësimin e ndjekin rreth 9000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa për to kujdesen staf arsimor prej 1200 mësimdhënësish.

Ndryshe, Këshilli komunal nesër duhet të jap dritë jeshile edhe për miratimin e programit vjetor të Shkollave të Mesme dhe Fillore të Komunës së Gostivarit për vitin shkollor 2020-2021 dhe të kalojë Propozim-Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit Drejtues të SHFKM “Ismail Qemali”- Gostivar.