Ende nuk lejohet organizimi i dasmave në Maqedoni

Ende nuk ka një marrëveshje mes Qeverisë dhe hoteleritë për organizimin e dasmave.

Takimi midis organizatorëve të dasmave me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe drejtori e Inspektoriatit Shtetëror, Stojko Paunovski sot përfundoi pa marrëveshje.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Së shpejti ata duhet të japin një propozim të ri me protokolle, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të vendosë. Organizatorët e dasmave kërkojnë të punojnë njëlloj sikur kafenetë.

Organizatorët e dasmave disa herë protestuan dhe thonë se janë më të goditurit nga pandemia, ndërsa në takimin e fundit me zëvendëskryeministrin Bytyqi theksuan se mbështetja qeveritare nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë të t’u lejohet të punojnë me protokolle./Telegrafi