Enden rrugëve të botës, paratë po ju harxhohen, presin që MPJ të bëjë diçka për ti kthyer në vendlindje

Në Zvicër, Austri, Bonje-Hercegovinë, Spanjë. Qindra qytetarë vazhdojnë të enden rrugëve të shteteve të huaja, ose qëndrojnë tek të afërmit e tyre, në pritje që Ministria e Punëve të Jashtme t’i kthejë në vendlindje. Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit nga ana e shumë shteteve të Evropës, i ka lënë ata pa alternativë për kthim. Një ndër ta është edhe Ismail Zeqiri. Ai duke u kthyer nga Austria ka mbetur i bllokuar në Sarajevë, ku nuk ka asnjë të njohur.

“Të hënën e rregulluam veturën dhe u nisëm për në Mal të Zi, ku nuk na lanë të hyjmë, se ishin mbyllur kufijtë, na kthyen prapa dhe tash kemi mbetur këtu”, deklaroi Zeqiri.