Enesi nga Studeniçani: Mendova të udhëtoj me Besa Trans, por në momentin e fundit ndërrova mendje!

Enesi, është i riu nga Studeniçani i Shkupit, që në momentin e fundit fatmirësisht ndërroi mendje dhe nuk udhëtoi me autobusin e “Besa Trans”. Në një rrëfim Enesi thotë se në momentin e fundit ka ndryshuar mendje dhe ka udhëtuar me një kompani tjetër.

Por, familjarët e tij duke mos e ditur këtë gjë ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk e dinin se ku gjendet ai dhe a është gjallë ose është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë, transmeton monitor.mk

Reklame

Në tregimin e tij, Enesi thotë se shpesh ka udhëtuar për në Turqi me kompaninë “Besa Trans”

“Mendova të shkoj dy-tre ditë në Stamboll me këtë agjencinë (Besa Trans) por ndërrova mendje dhe udhëtova me një kompani tjetër, e bëra edhe testin për Covid dhe ndërrova rezervimin. Megjithatë, familjarët e dinin se unë do të udhëtoj me “Besa Trans” Nuk kisha mundësi të kontaktoj me ta, duke u kthyer nuk kishte rrjet dhe pas dy ditësh unë erdha në shtëpi”, thotë fillimisht Enesi.
Familjarët thonë se nuk mund të binin në kontakt dot me Enesin.

“Filluam të kërkojmë edhe djalin e xhaxhait të Enesit, por nuk kishim mundësi ta gjenim. Nuk ishte “online”, Menduam se edhe Enesi ishte në autobusin e Besa Trans. Pas katër apo pesë orësh morrëm vesh që jeton”, deklaron kushëriri i Enesit, Xhelali./Monitor.mk