Enigma e madhe: A po shuhen njëherësh meteorët e futbollit, Mesi dhe Ronaldo?!

Advertisment

A ka mbaruar epoka e dy meteorëve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?!

Kjo është enigma debati që është hapur nga mediat dhe specialistëve më të njohur të sportit së fundmi.

Reklame

Ekipet, Barcelona dhe Juventus, ky janë këta dy talente të jashtëzakonshëm që kanë mbajtur nën hije dekadën e fundit këdo tjetër në futboll, edhe një herë tjetër nuk kanë mundur që t’i shkojnë deri në fund garës maksimaliste në këtë sport, Champions Leagues.

Sipas faqes për histori dhe statistika “OptaJoe”, kjo është hera e parë që nga sezoni 2005/06, që as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo nuk do të paraqiten në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sido që të jetë, çdo fillim e ka edhe një mbarim, por ajo çfarë i kanë dhënë këta dy futbollit tashmë është shkruar në librat e historisë dhe do të mbahen mend si më të mirët e të gjitha kohëve.