Enis Bardhi: Do të japim maksimumin në terren

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është duke zhvilluar përgatitjet finale dhe të dielën do të debutojë në Kampionatin Evropian, kundër kombëtares së Austrisë.

Ndërkohë për Enis Bardhin është pjesëmarrja e dytë në Kampionat Evropian, pasi që me Maqedoninë U21 ishte pjesë e EURO 2017 në Poloni.

Reklame

Enis Bardhi, futbollist i Maqedonisë

“Nuk është e njëjtë si të kualifikohesh me gjeneratën U21 dhe ekipin e parë. Normal nuk harrohet ai kualifikim dhe ajo histori që kemi bërë me U21. Mirëpo kjo është diçka tjetër, një ndjenjë tjetër. Unë mendojë se i kemi 3 ndeshje shumë të vështira dhe nuk duhet me anashkalue asnjërën.

Por që Maqedonia është me shumë vullnet dhe shumë ambicje që të jep maksimumin në secilën ndeshje. A do të jem startues ose jo, nuk preokupohem shumë, pasi që ajo është një gjë që trajneri duhet me vendos.

Unë jam më shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi, e këtij suksesi edhe shpresojë që të kemi shëndetin të gjithë dhe të japim maksimumin në fushën e gjelbër