Enis Bardhi i shënon gol të bukur Atletico Madridit (VIDEO)

Enis Bardhi ka arritur që të shënoi në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht mes Atletico Madrid dhe Levantes.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka hapur sfidën mes Los Colchoneros dhe Levantes duke shënuar gol në minutën e 20-të.

Pas një aksioni shumë të mirë, Bardhi ka arritur t’i dhurojë epërsinë klubit të tij duke mposhtur portierin më të mirë në La Liga, Jan Oblak.

Më poshtë, mund të shikoni golin e shënuar nga ’10’ i skuadrës së Levantes.