Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi ka gjetur rrjetën në fitoren 3:1 të skuadrës së tij Levante ndaj Espanjollit ne kampionatin spanjoll, La Liga.
Enisi golin e shënoi në minutën e 67-të me shifra 2:1, pasi paraprakisht më herët për Levanten shënoi Majoral dhe për Espanjollin Lopez.
Deri në fund të takimit kishte edhe një gol, që ishte auto-gol i Pedrosas për shifra 3:1 në favor të Levantes.
Bardhi përveç golit, rezultoi të jetë edhe më i miri i këtij takimi.