Epidemiologu zviceran bën thirrje për përfundimin e detyrimit të karantinës

Girma Ayele, links, beim Anmelden im Impfdorf in der grossen Halle des Hauptbahnhofs Zuerich, am Montag, 8. November 2021 in Zuerich. (KEYSTONE/Michael Buholzer)

Ndërkohë që ekspertë të ndryshëm janë shprehur në favor të reduktimit të kohëzgjatjes së karantinave, epidemiologu Marcel Salathé po bën thirrje për pezullimin total të tyre, njofton albinfo.ch.

Në vend të kësaj, 10 teste të shpejta duhet t’i dërgohen kujtdo që ka qenë në kontakt me një person të infektuar dhe këta njerëz do të duhet të testojnë veten çdo ditë. Në rezultatin është negativ, ata mund të shkojnë në punë, tha ai në një intervistë për SonntagsZeitung.

Reklame

Edhe pse Salathé pranoi se do të kishte një “rrezik të mbetur” për këtë metodë, “duke pasur humbje të mëdha për ekonominë nëse gjysma e Zvicrës do të duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të dyshimit për Covid-19”, kjo metodë është një zgjidhje e shëndoshë, shtoi ai. /Albinfo.ch