Era e fortë, “Boing 737” nuk po ateron dot në Shkup!

42

Aeroplani Boing 737-752 që vjen nga Stambolli e që duhej të aterojë në Shkup, nuk po arrin dot të zbresë në tokë për shkak të erës së fortë. Për momentin ky aeroplan po fluturon mbi zonën mes Velesit dhe Kavadarit, duke bërë rreth rrotullime në ajër, në pamundësi për të zbritur në Aeroportin e Shkupit.

Për TV21 nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkup” e konfirmojnë informacionin dhe thonë se një aeroplan tashmë është orientuar drejt aeroportit të Ohrit.