Era e fuqishme në Kroaci përmbys tre kamionë (video)

Tre kamionë janë përmbysur mbrëmë nga fuqia e erës në Maslenicë të Kroacisë, dhe në këtë ak sident ka marrë pjesë edhe një veturë e cila i goditi dy kamionë të përmbysur.

“Së pari u përmbysën dy shleperë me regjistrim të Polonisë, dhe më pas i godita unë me “Renualt Clio”. Pastaj përjetova edhe një shok, sepse pas pak edhe një shleper u përmbys, disa metra pas meje”, tregon Marin Buciq, vozitësi i veturës, për portalin kroat “Indeks.hr”

Gjithë kjo ndodhi kah ora 18 e 30 minuta, ka shtuar ai.

“Kamioni i tretë u përmbys derisa unë isha duke dhënë deklaratë për policinë. Edhe veturën e policisë, ku isha i ulur, e mori era ashtu që menduam se shkuam edhe ne.

 

Në fillim zjarrfikësit dhe policia as nuk mundën të afrohen, sepse era qonte gjithçka”, ka thënë Buciq./Insajderi.com.