Advertisment
Erërat e forta që kanë kapluar Shkupin sonte kanë shkaktuar edhe dëme në disa vende të kryeqytetit, njofton SHENJA.
Era me shpejtësi prej 70/km në orë ka rrëzuar kulmet e disa ndërtesave madje ka shkulur edhe drunjë.
Reklame
Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi në Facebook i paraljmëroi qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të mos dalin të shetisin.
“Ekipet e Qytetit të Shkupit janë të gatshme për pastrimin e borës, ndërsa nga Ndërmarrja “Parqe dhe Gjerlbërime” tashmë janë në terren ku i pastrojnë degët dhe drunjtë e rrëzuar”, shkruan në faqen zyrtare në Facebook të Qytetit të Shkupit. /SHENJA/