Era e rrëzon murin e sapo ndërtuar në mes SHBAsë dhe Meksikës (video)

Advertisment

Seksioni i ri e i sapondërtuar nga Donald Trumpi si muri që ndan ShBAtë me Meksikën është rrëzuar nga një erë me vetëm 48 kilometra në orë.

Panelet e çelikut të gjata 9 metra ranë nëpër degë pemësh në Meksikali gjatë ditës së mërkurë, përgjatë kufirit me qytetin kalifornian të Kaleksikos [Calexico].

Reklame

“Për fat të mirë, autoritetet meksikane iu përgjigjën shpejt dhe ishin të gatshme që të shmangur trafikun nga rrugët e afërta,” tha agjenti Carlos Pitones për LA Times, përkthen Periskopi.

Besohet që askush nuk ka marrë lëndime nga ky rast.
Ndërtimi i murit kufitar që do të ndante ShBA-në nga Meksika ishte një prej premtimeve kryesore të Donald Trumpit në fushatën zgjedhore të vitit 2016.

Administrata amerikane në nëntor kishte pranuar se vetëm 125 kilometra ishin ndërtuar deri tash.