Era Rusi merr propozim nga gazetari, por shikoni si ia “mbyll” gojën ajo

Advertisment

Era Rusi mori një “propozim” në transmetim “live” ditën e sotme nga gazetari Ervin Kurti.

Ata ishin pjesë e emisionit “E Diell”. Fillimisht, këngëtarja enjohur Era Rusi u pyet se kur ka ndërmend të lërë shtëpinë e babait të saj dhe të martohet.

Reklame

Era u përgjigj se i ati i saj ka ndryshuar mendim dhe tani nuk do fare që ajo të martohet. – “Më thotë mos u marto fare se s’ke ç’e do”, u shpreh Era Rusi, paksa me humor.

Pas kësaj deklarate, ndërhyri Ervin Kurti i cili i “propozoi” që të jetojnë bashkë tek të shtëpia e tij.

“Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?”, e pyeti Ervin Kurti.

Përgjigja e Era Rusit ishte e tillë. “Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd? Ua, po ky!”, tha Era, ndërsa në sallë plasën të qeshurat.