Erdhi dita, Kurti sot takohet me përfaqësues të Listës sërbe

Advertisment

Kreu i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësues të minoritetit serb.

Kështu kanë bërë të ditur zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosjet.

Reklame

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Arlind Manxhuka ka thënë se ky takim vjen në kuadër të bisedimeve për krijim të qeverisë së re.

Por, se kur do të mbahet ky takim nuk kanë dhënë ndonjë informatë.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës LDKnë,  do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, ka thënë Manxhuka.

Me minoritetin serb LV kanë njoftuar se do të diskutojnë për programin qeverisës si dhe për ministrinë që sipas kushtetutës do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb.

“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, ka përfunduar Manxhuka./Insajderi.com