Erdhi nga deti apo qielli? Misteri i madh çfarë i shkaktoi shpërthimet në Lezhë (VIDEO)

Advertisment

Lezha sonte u trondit nga dy shpërthime të forta, por mister mbetet vendngjarja, pasi ende nuk është zbuluar asgjë. Banorët janë të ndarë në atë që kanë dëgjuar dhe besojnë, disa prej tyre u shprehën se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti.

Prej orës 20:00 policia ka kontrolluar zonën urbane dhe rurale, por nuk është gjetur asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.

Reklame

Në momentin e parë u dyshua se zhurma mund të kishte ardhur nga shpërthimet e cisternave në Shëngjin, por gazetari i “abc” Gjergj Figuri raportoi se jo vetëm që nuk kanë asnjë problem, por madje nuk kanë as karburant, pra janë bosh.

Por çfarë mund ta ketë shkaktuar zhurmën e fortë që banorët e sinjalizuan si shpërthim?

Në mungesë të vendit të ngjarjes, teoritë janë disa. Së pari zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët.

Por burime për “abc” nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s, por as tejkalim të shpejtësisë zanore.