“Erdogan don ta marë nën kontroll Ballkanin dhe shtetet e Ballkanit t’i bëjë vende islame”

75
#

Një profesor amerikan ka akuzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan se po tenton t’i kthejë shtetet e Ballkanit Perëndimor në shtete islamike.Alon Ben Meir është një ekspert amerikan në politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai këtë e ka thënë nëpërmjet një statusi në Facebook ku i referohet një deklarate të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

“Paqja, stabiliteti, qetësia dhe prosperiteti i shteteve të Ballkanit janë ekstremisht me rëndësi për ne”, tha Erdogani dje. Po, zotëri Erdogan, ju nuk mund ta fshihni sa “me rëndësi”, është për juve ta merrni këtë regjion nën kontroll dhe t’i shndërroni këto shtete në shtete islamike”, ka shkruar në Facebookun e tij, Meir.