Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump.
Dy udhëheqësit biseduan në lidhje me mënyrat për t’i dhënë fund krizës në Idleb, bastioni i fundit që i ka shpëtuar kontrollit të regjimit të Damaskut, në veriperëndim të Sirisë, njoftoi presidenca turke.
“Duke nënvizuar se sulmet e fundit të regjimit janë të papranueshme, dy presidentët diskutuan mbi mënyrat për t’i dhënë fund krizës sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas një komunikate të presidencës turke, pas kësaj bisede telefonike.