Erdogan falet në “Ayasofya”, ja si e presin qytetarët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, namazin e xhumasë, të parin për vitin 2021, e fali në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).

Erdoğan shoqërohej nga ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdülhamit Gül, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dhe Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Reklame

Namazi i parë në Xhaminë e Madhe Ajasofja u fal më 24 korrik, pas plot 86 viteve.

Rreth 350 mijë muslimanë morën pjesë në namazin e xhumasë brenda dhe jashtë xhamisë historike në Stamboll.

Më 10 korrik, Ggjykata e Lartë Administrative turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934 që e ktheu Ajasofjen në muze, veprim i cili i hapi rrugën përdorimit të saj si xhami.

Përveç se është një xhami, Ajasofja po ashtu është ndër destinacionet kryesore të turizmit në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.