Erdogan jep lajmin e mirë: Koronavirusin do ta mposhtim për dy ose tri javë

212

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, beson se vendi do ta kapërcejë shpërthimin e koronavirusit shumë shpejt.

Por, ai u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të futen në vetë karantinë.

“Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur”- tha Erdogan në një fjalim drejtuar popullit.

Në Turqi, deri më tani janë raportuar 59 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 2,433 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.

Ndërkohë presidenti tha se Turqia ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.