Erdogan: Myslimanët në Europë, si hebrenjt gjatë nazizmit

Advertisment

Vijon të përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Europës. Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, ka akuzuar vendet e BE se po zhvillojnë një fushatë kundër myslimanëve, njësoj si ajo kundër hebrenjve, përpara Lu ftës së Dytë Botërore.

Duke denoncuar “Islamofobinë” si një “murtajë të vendeve evropiane”, Erdogan solli vëmendjen sërish tek përballja e ashpër me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Mos blini mallra të markave turke në Francë, edhe unë nxis të gjithë qytetarët e mi këtu që kurrë të mos ndihmojnë apo blejnë market franceze.”, u shpreh ai.

Reklame

Më i ashpër ishte su lmi ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Flisni për lirinë fetare, por ju jeni fashistët e vërtetë. Jeni trashëgimtarë të nazistëve”, theksoi Erdogan gjatë një fjalimi.

Më herët, lideri turk u shpreh me fjalë të rënda ndaj Macron duke thënë se ka nevojë për kontroll mendor. Përplasja erdhi pasi Franca ndryshoi qasje ndaj komunitetit mysliman pas vr asjes së një mësuesi, i cili u tregoi nxënësve disa karikatura të profetit Mohamed.

Gjuha e përdorur nga Erdogan u dënua nga zyrtarë të Gjermanisë. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, tha se presidenti turk arriti një pikë të re të ulët me su lmet personale ndaj Macron dhe se deklaratat e tij janë totalisht të papranueshme.