Erdogan nën presion, mjekët fajësojnë qeverinë për viktimat në shëndetësi

Advertisment

Shoqata kryesore mjekësore e Turqisë ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbrojtur punonjësit e shëndetit pasi 24 – përfshirë 14 mjekë – vdiqën nga koronavirusi këtë muaj.

Deri më tani, rreth 3.500 mjekë në Turqi janë infektuar me koronavirusin e ri, rreth 3.6% të rasteve të përgjithshme të vendit, raporton AFP.

Reklame

Shoqata Mjekësore Turke, e cila përfaqëson 80% të mjekëve të vendit, fajësoi mungesën e veprimeve nga Ankaraja për vdekjen dhe infektimin e personelit shëndetësor. Shoqata akuzoi qeverinë se “nuk ka marrë masat paraprake të nevojshme në kohë dhe në mënyrë efektive” dhe “dështimin për të siguruar pajisje mbrojtëse personale me kohë”.

Turqia deri më tani ka regjistruar zyrtarisht 95.591 raste dhe 2,259 viktima nga shpërthimi i koronavirusit. Shumica e rasteve janë raportuar në qytetin më të populluar të vendit në Stamboll dhe Shoqata Mjekësore Turke tha se atje gjithashtu ishin shumica e punonjësve shëndetësor të infektuar.

Qeveria e Turqisë ka mbyllur shkollat, universitetet dhe hapësirat publike për të ndaluar përhapjen e virusit, por nuk ka imponuar një bllokim total si shumë vende në Evropë. Mbylljet gjatë gjithë ditës janë ndërmarrë në fundjavë në 31 provincat më të mëdha të vendit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që urdhrat e mbylljes së kësaj jave do të fillojnë në fillim të enjten, që është një festë publike, dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës. / Opinion.al