Erdogan: Nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj Greqis

Advertisment

Turqia nuk do të bëjë asnjë lëshim për të mbrojtur interesat e saj të gazit në Mesdheun Lindor, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duke i kërkuar Greqisë të bënte kujdes nga kryerja e ndonjë “gabimi” që do të çonte në “shkatërrimin” e saj.

“Ne nuk do të bëjmë absolutisht asnjë lëshim për atë që na përket”, deklaroi Erdogan, ndërkohë që tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë rritur këto javët e fundit.

Reklame

“Ne ftojmë homologët tanë (…) të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do t’i hapnin rrugën shkatërrimit të tyre”, shtoi ai.