Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale

Advertisment

Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t’i mbyllur ato, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se familja e tij ishte fyer në internet.

Reklame

Ministri i Financave Berat Albayrak, dhëndri i Erdoganit, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se kishte lindur fëmija i tij i katërt. Gruaja e Albayrak, Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Presidenti Erdogan njoftoi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t’i mbyllim, t’i kontrollojmë ato duke sjellë një projekt-ligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke.