Erdogan, sul.mi në Zeland: Si myslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe s’biem në nivelin e frikacakëve

142

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan pas sulmit terr.orist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re

Edhe përballë sul.meve islamofobike, muslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas sul.meve terr.oriste ndaj xhamive në Zelandën e Re, nga të cilat 49 persona hum.bën jetën, raporton AA.

“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan në një tubim në provincën juglindore Gaziantep.

Komentet e presidentit turk erdhën pas sul.meve ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të pla.gosur, përfshirë tre qytetarë turq.