Erdogan thotë se Turqia ka shënuar regres në luftën kundër virusit korona

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka shënuar regres në betejën kundër virusit korona, por fokusimi në higjienë, përdorimin e maskave dhe mbajtjen e distancës, do të mbrojë njerëzit dhe do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet gjatë pjesës së dytë të vitit.

Gjatë këtij muaji, në Ankara u rihapën restorantet dhe kafenetë dhe u hoqën kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve gjatë fundjavave. Por, që prej 1 qershorit, rastet e reja më sëmundjen Covid-19, që e shkakton virusi korona, janë dyfishuar në Turqi. Pothuajse, 1,600 raste të reja janë raportuar në baza ditore, që ka ngritur shqetësimin e autoriteteve.

Reklame

“Numrat ditët e fundit, tregojnë se ne kemi humbur pozicionin në luftën kundër epidemisë. Por, ne kemi për qëllim që ta heqim pandeminë nga agjenda jonë, përmes respektimit të higjienës, mbajtjes së maskave dhe respektimit të rregullave të distancës”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv.

Që prej lehtësimit të masave kundër virusit korona, turqit kanë vërshuar rrugët, parqet dhe qendrat tregtare. Për këtë arsye, të enjten, autoritetet i bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 185,000 raste me virusin korona, duke e bërë këtë shtet të 13-tin në botë, sa i përket numrit të të infektuarve.

Një javë më herët, asociacioni i mjekëve në Turqi, kritikoi qeverinë, për lehtësim të parakohshëm të masave.

Ekonomia e Turqisë është goditur nga masat e vendosura kundër virusit korona. Për të cilën, Erdogan u shpreh se sinjalet e rimëkëmbjes ekonomike kanë qenë “të forta” që prej muajit maj, duke shtuar se “presim një momente të madh gjatë pjesës së dytë të vitit”.