Erdogan: Turqia, afër 10 ekonomive më të mëdha të globit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ka shenja të forta të rimëkëmbjes ekonomike dhe shprehu besim se Turqia do të arrijë “vrull të madh në ekonomi” në gjysmën e dytë të vitit.

“Ne po hyjmë në një epokë në të cilën prania e Turqisë përsa i përket prodhimit global dhe zinxhirëve të furnizimit do të ndjehet edhe më shumë”, tha ai në hapjen e një dige në Kars të dhtunën, në të cilën mori pjesë përmes lidhjes video.

Reklame

Ai tha se avantazhet më të mëdha të Turqisë janë kapitali njerëzor cilësor dhe dinamik, vendndodhja strategjike dhe infrastruktura e fortë.

“Si kurrë më parë, ne jemi afër për ta bërë Turqinë një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë,” tha udhëheqësi turk.

Erdogan tha se diga e Karsit është e 585 e ndërtuar në 18 vitet e fundit gjatë qeverisjes së AKP-së.

Ai tha se që nga fillimi i epidemisë së virusit koronar, Turqia ka bërë përparim të konsiderueshëm në drejtim të demokracisë dhe ekonomisë.

“Ne u përballëm me një pandemi, gjatë së cilës edhe vendet e zhvilluara mbetën të pafuqishme. Ne nuk kemi pasur probleme me infrastrukturën shëndetësore, zinxhirët e furnizimit me ushqime dhe mjekësi dhe menaxhim efikas në aspektin e sigurisë publike”, tha presidenti turk. /tesheshi.com/