Erdogan: Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në 150 shtete

Advertisment

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia ka dërguar ndihmë mjekësore në mbi 150 vende dhe gjashtë organizata ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vlera e investimeve tona shëndetësore vërehet më mirë tani në procesin e pandemisë”, tha Erdoğan, duke folur në ceremoninë e hapjes së qendrës shëndetësore dhe kërkimore në Universitetin Kocaeli.

Reklame

Ai theksoi se Turqia ka sjellë mbi 90 mijë qytetarë turq nga jashtë vendit përmes tokës, ajrit dhe detit në këtë proces të vështirë.

Duke folur gjithashtu gjatë ceremonisë, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se lufta e Turqisë kundër pandemisë po vazhdon dhe se normalizimi nuk duhet të nënkuptojë fundin e kësaj lufte.