Erdogani shtyn përpara planet për të vënë nën kontroll mediat sociale

Advertisment

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan, ka përgatitur një projektligj, përmes së cilit do t’i mundësohej qeverisë të shtrëngojë kontrollin e saj në mediat sociale, tha një zyrtar turk, raporton Reuters.

Projektligji pritet të shqyrtohen nga parlamenti gjatë javës së ardhshme.

Reklame

Opozita ka frikë se legjislacioni do të çojë në censurë më të madhe në vend.

Pse u përgatitën projektligjet?
Më fillim të këtij muaji presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të vë nën kontroll mediat sociale, pas pretendimeve se në rrjetin social Twitter, përmes disa postimeve, ishin fyer vajza dhe dhëndri i tij, pasi kishin njoftuar se ju ka lindur fëmijë.

Të paktën 11 persona u arrestuan dhe u morën në pyetje për këtë rast.

Projektligji do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale me më shumë se 1 milion përdorues të përditshëm në Turqi – të tilla si Twitter, Facebook dhe YouTube – të hapin një zyre ose të caktojnë një përfaqësues në Turqi, i cili do t’i përgjigjet autoriteteve turke.

Ky përfaqësues, sipas autoriteteve turke, do të ishte përgjegjës edhe për çështje tatimore.

Nga kompanitë e mediave sociale ose përfaqësuesi i saj gjithashtu do të kërkohet t’i përgjigjen brenda 48 orëve ankesave në lidhje me postimet që shkelin të drejtat personale dhe të privatësisë.