Ermal Fejzullahu prezanton veturën e re l uksoze të tipit BMW (FOTO)

Megjithëse një pjesë e artistëve shqiptarë kanë qenë të zëshëm gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë, duket se në anën tjetër për disa prej tyre kjo gjë nuk paraqet problem.

Ditë më parë njoftuam se këngëtarja Kida dhe reperi Buta u bënë me veturë të re, gjersa vlera e tyre arrinte mbi 100 mijë euro.

Një gjë të tillë së fundmi ka bërë edhe këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili zbuloi në rrjete sociale se ka blerë një makinë të re.

Ai ka publikuar disa imazhe e video në InstaStory, ku tregoi se bleu një makinë të tipit ‘BMW’, saktësish një ‘X5’ të modelit të fundit.

“Thuaj përshëndetje veturës time të re”, ka shkruar ai.

Edhe kjo makinë e Fejzullahut duket se kap vlerën e mbi 100 mijë eurove, në bazë të disa rishikimeve.

Sa i përket situatës së krijuar me pandemi, krijuesi i hitit “Përjetësi” ditë më parë bëri një deklaratë duke kritikuar politikanët për tubimet që bënë përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit. /Telegrafi