Ermal Mamaqi zbulon se ka kushtuar filmi ‘I love Tropoja’

Advertisment

Vetëm pak ditë na ndajnë nga 29 janari, dita kur do të mbahet premiera e filmit më të komentuar të këtyre muajve e që ka bërë namin në shitje biletash, “I love Tropoja”.

Në këtë film luajnë disa nga aktorët më të mirënjohur të vendit, si Marjana Kondi, Bruno Shllaku, Irgen Çela, Jul Deda e shumë të tjerë. Përmendim këtu edhe aktoren më të re, Enca e cila i ka mahnitur të gjithë me talentin.

Reklame

Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, tregoi se ka investuar shumë për këtë film, në xhirimet e të cilit janë përdorur aparaturat e nivelit më të fundit. Ermali tregoi se lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”.

Gjatë intervistës Ermali zbuloi edhe shifrën marramendëse duke treguar se filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani.