Reagon papritur Amarda Toska për deklaratën e Bes Kallakut

52

Edhe pse kanë kaluar disa kohë nga deklarata e Bes Kallakut në emisionin “Shiko kush luan”, ku tha se Ermal Mamaqi bën biznes dhe jo humor, mesa duket, reagimet nuk kanë mbaruar akoma.

Ndërsa të gjithë janë në pritje të filmit të radhës së Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”, ka qenë Amarda Toska ajo që ka reaguar për deklaratën e Besit.

Nga makina, mbrëmë vonë, i bën gëzuar bashkëshortit të saj, Ermalit, duke e uruar për fluksin e kërkesave për bileta dhe duke i thënë se është super biznesmen.

“Gëzuar Emal Mamaqi! Po të bëj gëzuar me limonadë sot. Urime sepse mora vesh që ka dyndje në biletat e “I love Tropoja”. E vërtetove edhe këtë herë që je super biznesmen”, – ka thënë Ami, si një mesazh i koduar për Besin.