Erold Musliu demanton pretendimet e VMRO-DPMNE’së: Nuk kam marrë pjesë në tubim partiak

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, në kuadër të Presidentit, Erold Musliu ka reaguar në lidhje me pretendimet e Nënkryetarit të VMRO-DPMNE’së, Aleksandar Nikollovski, se Musliu ka marrë pjesë në tubim partiak. Musliu është në izolim shtëpiak pasi ka pasur një takim të shkurtër me Muhamed Zekirin, përcjell in7.

“Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu nuk është anëtar i asnjë partie politike. Ai nuk ka qënë prezent në një takim partie në LSDM. Drejtori i Agjencisë është në vetizolim për shkak të një takimi të shkurtër privat me deputetin Muhamed Zekiri që u zhvillua në qytet më 30.05.2020.

Reklame

Duke marrë parasysh që ai menaxhon një institucion ku punojnë shumë punonjës, dhe për të shmangur mundësinë më të vogël të infeksionit, si person përgjegjës ai vendosi të shkojë në izolim.
Gjatë gjithë periudhës së ballafaqimit me rrezikun nga pandemija ne në Agjenci arritëm të mbrohemi dhe në të njëjtën kohë të kryenim detyrat tona të rregullta.

Ne i sugjerojmë mediave të mos bien nën propagandën hibride të uritur për lajme të rreme. Ne i sugjerojmë Nënkryetarit të VMRO DPMNE-së Aleksandar Nikollovski që të tërheqë deklaratën e tij të dhënë për Kanal 5 më 02.06.2020 sepse përmban një fakt të pavërtetë”, thuhet në demantin e dërguar nga Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu.