Është djegur një shtëpi në Neproshten, zjarrfikësit apelojnë për pastrimin e oxhaqeve

Advertisment

Sot në mëngjes, zjarri ka kapluar një shtëpi me dy kate në fshatin Neproshten, rrethina e Tetovës. Nuk ka të lënduar por janë shkaktuar dëme materiale. Komandanti i zjarrfikësve, Uka Aliti për Portalb.mk thotë se zjarri është shkaktuar si pasojë e mospastrimit të oxhakut të shtëpisë. Ai apelon deru te qytetarët që të pastrojnë oxhaqet e tyre ngaqë situata mund të eskalojë shumë shpejtë.

Nga Brigada e zjarrfikësve Tetovë thane se intervenimi ka zgjatur disa orë dhe nuk ka pasur viktima.

Reklame

“Nga ora 7:30 e mëngjesit për disa orë me radhë kemi luftuar me zjarrin në një shtëpi në fshatin Neproshten. Atë e ka shkaktuar mospastrimi i oxhakut dhe nuk ka viktima ngaqë të njëjtit janë larguar nga vendngjarja në kohë” tha Uka Aliti.

Aliti informon se gati çdo ditë deri te njësiti i tij vijnë thirrje për zjarr të shkaktuar si pasojë e mospastrimit të oxhakut, andaj aj bën thirrje qytetarëve që të bëjnë pastrimin e rregullt të oxhakut ngaqë, siç thotë ai, nga një pakujdesi situata mund të vijë deri te fatkeqësi e rëndë.

“Gati se çdo ditë deri te ne vijnë thirrje për zjarr që shkaktohet nga mospastrimi i oxhakut, bëj thirrje qytetarëve që të bëjnë vazhdimisht pastrimin e oxhakut ngaqë nga një pakujdesi si kjo mund të vije deri në fatkeqësi të mëdha” apeloi Uka Aliti, komandant i Zjarrfikësve në Tetovë.