Është humbur një burrë nga Gostivari familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Agron Asani nga Gostivari i lindur në vitin 1974, nga dita e djeshme rezulton I humbur për familjen. Ai ka dalur nga shtëpia dje rreth orës 11 e 30 minuta dhe nga ai moment nuk është parë më askund.

Familja e ka paraqitur rastin në polici por kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët që ta gjejnë atë.

Reklame

Kur ka dalur nga shtëpia, ai ka pasur të veshur një xhaketë të zezë dhe një palë xhinse.
Personi në fjalë është në gjendje të rënduar psiqike andaj familja ka nevojë për ndihmë që ta kthejnë atë në shtëpi

Të gjithë ata që mund ta kenë parë, luten të paraqiten në numrin e shënuar më poshtë
071 757 252