Është në një lidhje me një deputet? Aktorja e njohur shqiptare zbulon publikisht të vërtetën

Advertisment

Aktorja Arta Elezaj ishte të shtunën mbrëma e ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Në lojën e fundit të puntatës “Ndaje ose tortën” kaçurrelsja nga Kosova na bëri me dije lidhur me një nga lajmet e fundit për të dhe na zbuloi se si qëndron e vërteta.

Reklame

Pyetja për të ishte: ”Arta pak kohë më parë u përfol për një lidhje dashurie mes teje dhe një deputeti të Kosovës. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” emrin e tij, ose tortën…”

Lidhur me këtë pyetje Elezaj u përgjigj: “Unë nuk kam asnjë unazë në gishtin tim, e ndër të tjera nuk ka asnjë deputet në skenë.”

Nuk dihet ende nëse Arta Elezaj është në një lidhje, por të paktën mund të heqim dyshimet e lindura për lajmet e fundit.