Është ngritur në 7 numri i të vd ekurve nga koronavirusi në Zvicër

Edhe një person tjetër ka ndëruar jetë në Zvicër si rezultat i koronavirusit. Departamenti i shëndetësisë i Kantonit Basel Stadt ka bërë të ditur se një pacient 67 vjeçar me sëmundje serioze të mëparshme ka vd ekur sot në Spitalin Universitar të Bazelit.

Personi në fjalë ishte shtruar në spital më 4 mars dhe gjendja e tij përkeqësohej vazhdimisht.

Ky është njëherësh rasti i parë i vd ekjes nga koronavirusi në Kantonin Baselstadt.

Në total, deri tani në Zvicër shtatë njerëz në Zvicër kanë vd ekur nga infeksioni i mushkërive Covid 19.

Sipas Qeverisë Federale, janë 815 raste tashmë të konfirmuara të infeksionit, 43 të tjera me një rezultat të parë pozitiv që pritet të konfirmohen. /albinfo/