Është vrarë një grua 36-vjeçare në Haraçinë

36-vjeçarja B.N. është vrarë mbrëmë në shtëpinë familjare në Haraçinë të Shkupit. Ashtu siç kumtoi policia, dje në ora 12:45 është paraqitur se A.N. (40) e ka vrarë bashkëshorten dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, informojnë nga Policia, transmeton Portalb.mk.

“Pas ndërmarrjes së aktiviteteve nga zyrtarët policorë të SPB-Shkup, A.N. është gjetur dhe është privuar nga liria, ndërkaq tek ai është gjetur edhe një pistoletë”, thonë nga Policia.

Po ndërmerren masa për pastrimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë edhe padi përkatëse.