Eskalon situata me COVID 19 në Spanjë

Advertisment

Kryeministri spanjoll njoftoi sot vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që do të shoqërohet me një shtetrrethim në të gjithë vendin, me përjashtim të ishujve Kanarie, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të COVID-19.

“Situata që po kalojmë është ekstreme”, deklaroi Pedro Sanchez në një fjalim televiziv në përfundim të një Këshilli Ministrash të jashtëzakonshëm.

Reklame

Spanja kaloi këtë javë pragun e një milionë rasteve me COVID-19 dhe është përballur me një rritje të pakontrollueshme të pandemisë.

Dje në mbrëmje, të paktën nëntë rajone spanjolle i kërkuan qeverisë qendrore të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme duke ditur që disa zona gjeografike i kanë marrë më parë këto masa me kufizime lokale, si Madridi, Castille-et-Leon (veri), rajoni i Valencias (lindje) dhe qyteti i Grenade (jug).

Sanchez kishte përgatitur terrenin duke u shprehur se situata është shumë e rëndë dhe se javët dhe muajt e ardhshëm do të ishin shumë të vështirë dhe se ishte i gatshëm për të miratuar të gjitha masat e nevojshme për të frenuar epideminë.

Dy ditë më parë, Spanja u bë vendi i parë i Bashkimi Europian dhe i gjashti në botë që kaloi një milionë rastet me COVID-19.

Kryeministri spanjoll theksoi disa ditë më parë se numri real i personave të infektuar nga koronavirusi në Spanjë ishte më i lartë se tre milionë, ndërkohë që numri i të vd ekurve nga COVID-19 ka arritur në 35 000 që prej fillimit të pandemisë.