Eskalon situata: Dardanët kapen me tifozët çekë pasi ua shfaqin flamurin e Serbisë (VIDEO)

89

Ashtu siç është pritur, provokimet nga ana e tifozëve të Çekisë ndaj Kosovës dhe tifozëve ‘Dardanët’ në ndeshje kanë ndodhur, shkruan Gazeta Metro.

Një përplasje ka ndodhur kur tifozët çekë kanë provokuar tifozët e Kosovës duke shfaqur flamurin e Serbisë dhe hartë nacionaliste ku shihet harta e Kosovës e vendosur mbi të.

Pas këtij momenti, shishe dhe gjësende të ndryshme janë gjuajtur nga dy tifozëritë ndaj njëra tjetrës.
Gazeta Metro ka siguruar një video të cilën mund ta shikoni në artikull./gazetametro.net